Shkollat publike të New Yorkut, sistemi më i madh shkollor në SHBA, do të vendosin një moratorium për përdorimin e inteligjencës artificiale gjenerative nga nxënësit nga niveli parashkollor 2-K deri në klasën e 8-të, duke nisur nga viti akademik 2026–2027. Masa prek më shumë se gjysmë milioni nxënës dhe mësues dhe synon të krijojë një periudhë për vlerësimin e ndikimit të AI-së në arsim.
Kryetari i Bashkisë, Zohran Mamdani, tha se gjatë vitit të ardhshëm autoritetet do të studiojnë ndikimin e kësaj teknologjie te nxënësit dhe procesi mësimor. Vendimi vjen mes shqetësimeve për kopjimin, varësinë nga teknologjia dhe dobësimin e aftësive të të shkruarit e të menduarit kritik, ndërsa disa ekspertë kërkojnë rregulla të qarta në vend të ndalimeve të plota.