Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Kontrolle në treg, gjenden produkte qumështi me mospërputhje

Shëndeti  |  19.08.2026 Ora 8:04   

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet në treg, me fokus te produktet e qumështit të evidentuara si me mospërputhje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Gjatë inspektimeve janë gjetur disa prej produkteve të përfshira në raportin e AUV-it, përfshirë produkte të markave VITA, DRENA, MILKET, AJKA dhe MY COW.

IQMT ka kryer edhe riinspektime në disa markete që më herët ishin urdhëruar t’i tërhiqnin këto produkte nga tregu. Sipas inspektoratit, operatorët ekonomikë i kanë respektuar urdhëresat dhe kanë ndërmarrë masat e kërkuara.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 23 inspektime në Gjilan, Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë dhe Mitrovicë.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe respektimit të legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi ose produkt të dyshimtë përmes platformës Viber, në numrin +383 (0) 46 311-000.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing