Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të ulët të obezitetit në Europë

Të Tjera  |  03.08.2026 Ora 7:38   
Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të obezitetit në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2022, 12.6% e të rriturve në Shqipëri klasifikoheshin si obezë, duke qëndruar nën mesataren e Bashkimit Europian prej 16.3%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi ka një normë më të ulët me 7.8%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina (15.7%), Maqedonia e Veriut (15.4%) dhe Serbia (13.6%) kanë përqindje më të larta. Edhe Greqia dhe Rumania renditen pak mbi Shqipërinë.

Në nivel europian, Malta kryeson listën me 26.6% të popullsisë së rritur të klasifikuar si obeze, e ndjekur nga Letonia, Islanda, Finlanda dhe Irlanda.

Eurostat thekson se obeziteti është në rritje në Europë, kryesisht për shkak të stilit të jetesës më pak aktiv dhe zakoneve të pashëndetshme ushqimore. Obeziteti matet përmes Indeksit të Masës Trupore (BMI), ku një person konsiderohet obez kur BMI-ja është 30 ose më e lartë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing