Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i shumëpritur i Marvel, “Avengers: Doomsday”, ka marrë një përditësim të ri, ndërsa po afrohet data e premierës.
Sipas raportimeve të The Hollywood Reporter, biletat për filmin pritet të dalin në shitje më 20 korrik, ndërsa kohëzgjatja e filmit do të jetë rreth 2 orë e 45 minuta.
“Avengers: Doomsday” do të sjellë përballjen e heronjve më të fuqishëm të Tokës me Doctor Doom, i cili do të interpretohet nga Robert Downey Jr.
Filmi pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të Marvel në fazën e re të universit kinematografik dhe do të pasohet nga “Avengers: Secret Wars”, i cili pritet të mbyllë sagën e multiversit.
Premiera e “Avengers: Doomsday” është planifikuar për 18 dhjetor.