Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohet traileri zyrtar i "Dune: Part Three"

Film  |  09.07.2026 Ora 8:10   

Kompania Warner Bros. ka publikuar trailerin e parë zyrtar për filmin "Dune: Part Three", duke ndezur kureshtjen e adhuruesve të filmave fantastiko-shkencorë. Regjisori Denis Villeneuve këtë herë po përshtat librin e famshëm të Frank Herbert, "Dune Messiah", që shënon edhe mbylljen e trilogjisë së suksesshme.

Timothée Chalamet rikthehet në rolin e Paul Atreides, krah Zendaya-s si Chani. Përveç aktorëve të njohur nga pjesët e kaluara si Florence Pugh, Javier Bardem dhe Anya Taylor-Joy, pjesë e kastit të ri janë edhe emra të mëdhenj si Robert Pattinson (në rolin e Scytale) dhe Jason Momoa, i cili rikthehet në një rol të ri si Hayt. Në film do të paraqiten edhe fëmijët binjakë të Paul dhe Chani-t, të luajtur nga Nakoa-Wolf Momoa dhe Ida Brooke.

Filmi do të jepet në kinema më 18 dhjetor 2026 – në të njëjtën ditë kur del edhe super-projekti i Marvelit, "Avengers: Doomsday". Kjo përplasje epike në arkëtarë tashmë po quhet nga mediat si "Dunesday", por filmi i Villeneuve ka arritur të fitojë të drejtën ekskluzive për t'u shfaqur në ekranet gjigante IMAX gjatë fundjavës së parë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing