Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një trend i ri po merr hov me të madhe në mbarë botën: turizmi mjekësor. Gjithnjë e më shumë qytetarë nga vendet e zhvilluara, si SHBA-ja apo Britania e Madhe, po zgjedhin të udhëtojnë drejt vendeve aziatike për të kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe kontrolle mjekësore, me qëllim që të kursejnë mijëra euro.
Rasti i Isaias, një artisti 26-vjeçar nga Atlanta (SHBA), e pasqyron më së miri këtë realitet. Atij i duhej të hiqte fshikëzën e tëmthit, procedurë që në qytetin e tij kushtonte rreth $10,000. Përmes një agjencie, ai kreu të njëjtin operacion në Shenzhen të Kinës për më pak se $2,000. Me paratë e kursyera, Isaias vizitoi edhe qytetet si Chongqing dhe Shanghai.
Sipas shoqatave ndërkombëtare, kjo industri globale tashmë kap vlerën e mbi $100 miliardë dollarëve. Koreja e Jugut mbetet lider, duke mirëpritur mbi 2 milionë pacientë të huaj brenda një viti. Ndërkohë, Kina, Vietnami dhe Filipinet po investojnë fuqishëm për t'u kthyer në qendra të reja mjekësore. Për shembull, një terapi e avancuar për kancerin e gjakut që në Evropë kushton rreth $500,000, në Kinë ofrohet për rreth $60,000.
Megjithatë, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes. Rreziqet kryesore lidhen me mungesën e akreditimit ndërkombëtar të shumë spitaleve, barrierat gjuhësore dhe vështirësitë për trajtimin e komplikimeve të mundshme pasi pacienti të jetë kthyer në shtëpi.