Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Programi i skriningut neonatal po zgjerohet në gjithë Kosovën, duke mundësuar zbulimin e hershëm të sëmundjeve të lindura te të porsalindurit.
Deri më tani janë realizuar 4,146 testime, ku janë identifikuar tri raste pozitive dhe 16 raste me vlera të dyshimta, duke mundësuar trajtim të hershëm dhe parandalim të komplikimeve serioze.
Skriningu neonatal realizohet në Klinikën e Neonatologjisë dhe në spitalet rajonale, dhe sipas profesionistëve shëndetësorë, bëhet përmes një testi të thjeshtë me disa pika gjaku nga thembra e foshnjës në 24–72 orët e para të jetës.
Programi synon zbulimin e sëmundjeve të rënda të lindura si fibroza cistike, fenilketonuria dhe hipotiroidizmi, të cilat shpesh nuk shfaqin simptoma në ditët e para të jetës.
Pas fillimit në QKUK, skriningu është shtrirë edhe në spitalet rajonale në Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Prizren dhe Pejë, ndërsa pritet të zgjerohet edhe në Ferizaj dhe Vushtrri.