Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ariana Grande kërkon nga Shtëpia e Bardhë të mos përdorë muzikën e saj për politikat e emigracionit

Muzikë  |  12.06.2026 Ora 7:47   
Ariana Grande ka kërkuar nga The White House që të mos përdorë muzikën e saj në video që promovojnë politikat e emigracionit.

Reagimi i artistes erdhi pasi një video e publikuar në rrjetet sociale nga Shtëpia e Bardhë përdori këngën e saj “Bye” si sfond muzikor, ndërsa shfaqeshin agjentë kufitarë duke arrestuar persona. Videoja ishte shoqëruar me mbishkrimin se presidenti amerikan ka siguruar “kufirin më të sigurt në histori”.

Grande reagoi publikisht duke shkruar se nuk dëshiron që muzika e saj të lidhet me atë që e quajti një agjendë “çnjerëzore”.

Pas reagimit të saj, videoja u hesht dhe komenti i artistes u largua. Ky rast i shtohet listës së artistëve që më herët kanë kërkuar që muzika e tyre të mos përdoret për promovime politike, përfshirë Sabrina Carpenter, ABBA, Céline Dion dhe Beyoncé.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing