Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përurohet Nënstacioni Policor në Orllan të Podujevës

Vendi  |  04.06.2026 Ora 7:48   
Në Orllan të Podujevës është përuruar Nënstacioni Policor, një projekt që synon avancimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e shërbimeve policore për qytetarët e kësaj zone.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, ky nënstacion pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë publike, forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe në ofrimin e shërbimeve policore më të shpejta dhe më efikase për qytetarët.

Policia theksoi se projekti është pjesë e përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal dhe garantimin e sigurisë në çdo pjesë të vendit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing