Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rreth 60 banorë të qytetit La Chaux-de-Fonds në Zvicër kanë nisur një sfidë të pazakontë: të kalojnë gjithë muajin qershor pa përdorur veturat e tyre.
Nisma është pjesë e edicionit të dytë të një projekti që synon promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe uljen e varësisë nga automjetet private, raportojnë mediat zvicerane.
Gjatë këtij muaji, pjesëmarrësit do të përdorin transportin publik, biçikletat ose do të ecin në këmbë për aktivitetet e përditshme. Qëllimi është të dëshmohet se jeta pa veturë është e realizueshme, duke ndikuar njëkohësisht në uljen e ndotjes dhe trafikut urban.
Në përfundim të sfidës, pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat e tyre, ndërsa autoritetet lokale do të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të iniciativës në të ardhmen.