Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjiganti teknologjik Samsung ka shmangur përkohësisht një nga grevat më të mëdha në historinë e kompanisë, pasi sindikatat dhe menaxhmenti kanë arritur një marrëveshje paraprake për paga dhe bonuse.
Mbi 48 mijë punëtorë, pothuajse 40% e fuqisë punëtore të Samsung në Korenë e Jugut, kishin paralajmëruar grevë 18-ditore, duke kërkuar pjesë më të madhe nga fitimet rekord që kompania po realizon falë bumit global të inteligjencës artificiale.
Punëtorët kërkonin bonuse më të larta, pasi kërkesa e madhe për çipa të memories – komponentë kyç për teknologjitë e AI – e ka kthyer Samsung në një nga përfituesit më të mëdhenj të tregut.
Sipas marrëveshjes paraprake, Samsung ka pranuar të rrisë fondin për bonuse në sektorin e çipave, ndërsa marrëveshja pritet ende të votohet nga anëtarët e sindikatës.
Ekspertët paralajmërojnë se një ndërprerje në prodhimin e Samsung do të mund të ndikonte në industrinë globale të teknologjisë dhe furnizimin me çipa për inteligjencën artificiale.