Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Seriali i ri i Netflix "Legends" merr vlerësime të larta nga kritikët

Film  |  12.05.2026 Ora 16:37   

Legends po shndërrohet në një nga sukseset më të mëdha të vitit për Netflix, duke u renditur aktualisht i katërti në listën globale të serialeve më të shikuara.

Seriali, ku luajnë Tom Burke dhe Steve Coogan, bazohet në një histori të vërtetë të viteve ’90, ku një grup punonjësish britanikë të doganës infiltronin organizata kriminale për t’i goditur nga brenda.

Kritikët e kanë krahasuar “Legends” me seriale të njohura si Narcos dhe Mayor of Kingstown, ndërsa autori Neil Forsyth ka marrë vlerësime për ritmin dhe atmosferën e serialit.

Në Rotten Tomatoes, seriali ka marrë 92 për qind nga kritikët dhe 86 për qind nga publiku. Gazeta Financial Times i dha pesë yje, ndërsa The Times e cilësoi si një dramë plot adrenalinë, humor dhe nostalgji të viteve ’90.

“Legends” përbëhet nga gjashtë episode dhe është frymëzuar nga libri The Betrayer: How An Undercover Unit Infiltrated the Global Drug Trade i autorëve Guy Stanton dhe Peter Walsh.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing