Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studim i ri sugjeron se Marsi mund të ketë pasur një oqean të madh në të kaluarën

Bota  |  22.04.2026 Ora 8:27   

Një studim i ri shkencor sugjeron se Marsi mund të ketë pasur dikur një oqean gjigant që mbulonte deri në një të tretën e sipërfaqes së tij, përpara se të zhdukej miliarda vite më parë.

Studiuesit kanë identifikuar një formacion të mundshëm gjeologjik, të cilin e përshkruajnë si “shelf bregdetar”, që mund të përfaqësojë gjurmët e një vije të lashtë bregdetare – e ngjashme me mbetjet që lë uji në një vaskë pasi të zbrazet.

Hulumtimi është bazuar në të dhëna nga satelitët e NASA-s dhe simulime kompjuterike që krahasojnë proceset gjeologjike në Tokë me ato të Marsit.

Megjithëse ka prova të forta që Marsi ka pasur ujë në formë lumenjsh dhe liqenesh, ekzistenca e një oqeani të madh mbetet ende temë debati mes shkencëtarëve.

Sipas studiuesve, konfirmimi i kësaj teorie do të ndihmonte në kuptimin më të thellë të klimës së hershme të planetit dhe potencialit të tij për të mbështetur jetë në të kaluarën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing