Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tërmet 7.4 ballë në Indonezi, një viktimë dhe disa të lënduar

Bota  |  02.04.2026 Ora 7:52   
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur mëngjesin e së enjtes Indonezia, në Detin Molucca, pranë ishullit Ternate, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe disa të lënduar.

Sipas raportimeve, një grua 70-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga mbeturinat e një ndërtese, ndërsa një person tjetër u lëndua gjatë përpjekjes për t’u larguar nga një objekt.

Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërim për tsunami për disa zona të rajonit, përfshirë Japoninë dhe Filipinet, por alarmi u tërhoq pas rreth dy orësh.

Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për mundësi të lëkundjeve të tjera. Rajoni është i njohur për aktivitet të lartë sizmik, megjithatë banorët e përshkruan këtë si një nga tërmetet më të forta të viteve të fundit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing