Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se, pas komunikimit me policinë e Malit të Zi në pikën kufitare në Kullë, rruga Pejë–Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e mbyllur për mjetet e transportit të mallrave.
Mbyllja e rrugës vjen si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në pjesën e Malit të Zi, të cilat e bëjnë të pamundur kalimin e kamionëve.