Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri Drag, i prodhuar nga Danny DeVito, bëri premierën e tij botërore në festivalin SXSW më 13 mars dhe mori komente mjaft pozitive nga kritikët.
Në qendër të historisë janë dy motra, të luajtura nga Lizzy Caplan dhe Lucy DeVito, të cilat përjetojnë një home invasion që shndërrohet në situata komike dhe dramatike. Në kastin e filmit janë gjithashtu John Stamos dhe Christine Ko.
Produksioni është i bazuar në komedi fizike dhe skena të mirë-përgatitura, me aktorë që kanë bashkëpunuar ngushtë për të realizuar humorin dhe tensionin e ngjarjeve.
Data globale e publikimit ende nuk është konfirmuar, por debutimi në SXSW ka lënë shije të shkëlqyer te kritikët dhe audienca.