Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga video virale në rrjete sociale, te puna në HBO: historia e një fanseje që u bë editore profesioniste

Film  |  16.03.2026 Ora 7:59   

Një video e shkurtër e krijuar nga një fanse në rrjete sociale është kthyer në një mundësi karriere në industrinë e filmit. Melanie, 25-vjeçare e njohur online si “Uhbucky”, realizoi një video me skena nga seriali Heated Rivalry, e cila u bë virale dhe arriti 4.6 milionë shikimeX.

Videoja u shpërnda gjerësisht edhe në TikTok dhe Instagram, duke tërhequr vëmendjen e platformës së njohur televizive HBO, e cila e kontaktoi drejtpërdrejt për bashkëpunim.

Pas kësaj, Melanie vendosi të largohej nga puna e saj në sektorin e financës për t’u angazhuar me kohë të plotë në krijimin e trailerëve dhe videove promocionale për filma dhe seriale.

Rasti i saj pasqyron një trend në rritje në industrinë e argëtimit, ku studio si Netflix dhe Lionsgate po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me krijues të rinj nga rrjetet sociale për të krijuar video të shkurtra promocionale që tërheqin audiencën e re.

Ekspertët thonë se këto video virale, të njohura si “fan edits”, po bëhen një mjet i rëndësishëm marketingu për filmat dhe serialet në epokën e mediave sociale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing