Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Krijuesi i sagës Scream, Kevin Williamson, ka konfirmuar se nuk do të shkruajë apo drejtojë të ardhmen e serisë, përfshirë një të mundshme Scream 8.
Pas suksesit të Scream 7, ku ishte skenarist dhe regjisori, Williamson po përqendrohet tek projekte televizive të reja dhe preferon të qëndrojë pjesë e “familjes Scream” pa qenë gjithmonë në qendër të krijimit.
Studioja ende nuk ka dhënë një miratim zyrtar për Scream 8, megjithatë fansat shpresojnë që saga të vazhdojë, veçanërisht pas suksesit global të Scream 7, i cili ka kaluar 150 milionë dollarë në box office.
Williamson shprehet i gatshëm të shohë se si regjisorë të rinj mund të sjellin një perspektivë të re në sagën kult të horrorit.