Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas konfirmimit të ministrisë, operacioni humanitar dhe logjistik është realizuar me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe diplomatik për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Në koordinimin e këtij procesi rol të rëndësishëm ka pasur Ambasada e Kosovës në Zagreb, e cila ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse dhe përfaqësitë diplomatike për të mundësuar kthimin e sigurt dhe të organizuar të udhëtarëve.
Nga MPJD theksohet se ky riatdhesim paraqet një shembull të bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe koordinimit diplomatik për zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe konsullore me rëndësi rajonale.