Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Producenti Todd Lieberman ka konfirmuar në një intervistë se skenari për filmin e dytë ka filluar të shkruhet edhe para publikimit të filmit të parë. Historia bazohet në trilogjinë e librave të autores Freida McFadden, gjë që i ka dhënë producentëve mundësinë të planifikojnë vazhdimin që herët.
Filmi i parë, me aktorët Sydney Sweeney dhe Amanda Seyfried, pati një sukses të madh dhe kjo e bëri të pashmangshëm realizimin e vazhdimit.
Pjesa e dytë pritet të bazohet në librin “The Housemaid’s Secret”, ku personazhi kryesor fillon një punë të re në një familje tjetër të pasur, por shpejt dyshon se pas mureve të shtëpisë fshihen sekrete të rrezikshme.
Sipas raportimeve, studioja Lionsgate synon të nisë xhirimet në vitin 2026, ndërsa premiera në kinema mund të ndodhë gjatë vitit 2027.