Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pentagoni ka konfirmuar se forcat amerikane kanë ndaluar anijen e tretë të naftës që ishte nën sanksione ndërkombëtare.
Anija Bertha, që lundronte nën flamurin e Ishujve Kuk, u ndoq nga Karaibet deri në Oqeanin Indian.
Operacioni u krye gjatë natës dhe u përshkrua si i paqet, pasi anija akuzohej për shkelje të sanksioneve dhe përpjekje për t’i shmangur autoritetet.
Bertha ishte nën sanksione të SHBA-së që nga janari 2020, për lidhje me tregtinë e paligjshme të naftës.
Ky është rasti i tretë i kapjes së një tankeri nën sanksione, pas ndërhyrjeve ndaj Aquila II dhe Marinera në muajt e fundit.
Operacioni është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të ndaluar transportet e paligjshme të naftës që tentojnë të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe vazhdojnë të operojnë globalisht.