Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndahet nga jeta aktori Robert Carradine në moshën 71-vjeçare

Film  |  24.02.2026 Ora 14:30   

 

Robert Carradine ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Familja konfirmoi se aktori “i dha fund jetës së tij” pas një beteje gati dydekadëshe me çrregullimin bipolar.

Në një deklaratë, të afërmit e përshkruan Carradine si “një dritë për të gjithë” dhe shprehën shpresën që historia e tij të ndihmojë në luftimin e stigmës ndaj sëmundjeve mendore. Edhe vëllai i tij, Keith Carradine, theksoi se nuk ka turp në përballjen me këtë gjendje dhe e kujtoi atë si një shpirt të jashtëzakonshëm.

I biri i ikonës së Hollivudit John Carradine, Robert debutoi në film në The Cowboys (1972) dhe u bë më i njohur për rolin e Lewis Skolnick në filmin Revenge of the Nerds si dhe për personazhin Sam McGuire në serialin Lizzie McGuire.

Ai lë pas vajzat Ever dhe Marika Reed Carradine dhe djalin Ian Alexander Carradine.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing