Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndërkohë që drejtues të kompanisë kanë deklaruar në gjykatë se përdorimi i rrjeteve sociale nuk përbën varësi klinike, dokumentet tregojnë se studiues brenda kompanisë kishin analizuar nëse funksione si autoplay i videove, njoftimet për “like” dhe “endless scroll” mund të nxisnin sjellje të përsëritura dhe të pakontrolluara, veçanërisht tek të rinjtë.
Dokumentet janë publikuar si pjesë e një padie të ngritur nga qindra distrikte shkollore dhe prokurorë të përgjithshëm në SHBA ndaj Meta-s dhe kompanive të tjera teknologjike, lidhur me ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor të të miturve.
Meta ka mohuar pretendimet, duke theksuar se ndër vite ka ndërmarrë hapa për përmirësimin e sigurisë së adoleshentëve, përfshirë kufizime kohore dhe cilësime automatike të privatësisë. Proceset gjyqësore pritet të vazhdojnë gjatë këtij viti.