Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Berlin, aktori Ethan Hawke dha një deklaratë të fortë politike gjatë konferencës për shtyp për premierën e filmit të tij të ri, The Weight, në Berlin Film Festival.
Hawke theksoi rëndësinë e bashkimit kundër padrejtësisë dhe lakmisë, duke lidhur mesazhin e filmit me situatën aktuale politike në Evropë dhe SHBA. Në The Weight, ai luan Samuel Murphy, i cili përballet me një kamp pune të rrezikshëm dhe një skemë kontrabande ari, ndërkohë që mundohet të shpëtojë dhe të rimarrë kujdestarinë e vajzës së tij.
Aktori foli gjithashtu për rolin e artistëve në politikë, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre dhe se arti nuk mund të qëndrojë i ndarë nga realiteti shoqëror.
Filmi, nën regjinë e Padraic McKinley, vjen si një dramë historike mbi mbijetesën dhe bashkimin njerëzor, duke sjellë një mesazh të fuqishëm për audiencën ndërkombëtare.