Shawn Levy, regjisor i filmit The Pink Panther (2006), ka treguar se ishte i mahnitur nga talenti i Beyonce kur punuan së bashku. 57-vjeçari kishte punuar më parë me yllin 44-vjeçar në serialin e Disney Channel, The Famous Jett Jackson, dhe kjo eksperiencë e lehtësoi ftesën e saj për rolin në komedinë-mister.
“E ftova Beyoncé për një episod të serialit tim dhe bashkëpunimi ishte kaq i qetë dhe i këndshëm, sa kur erdhi koha për Pink Panther, ishte shumë më e lehtë të thoja ‘Po,’” rrëfeu Levy për People. Beyonce interpretoi një këngëtare ndërkombëtare dhe regjistroi dy këngë për soundtrack-un: Woman Like Me dhe Check On It.
Levy kujton sesi qëndroi me Beyonce në studio dhe mbeti i mahnitur nga profesionalizmi i saj: “Rrallë kam parë dikë në kulmin e gjeniut të tij si Beyoncé në studio. Shikoje duke regjistruar një këngë, duke u rikthyer për të dëgjuar, duke kuptuar çfarë duhej ndryshuar ose shtuar, dhe duke rikthyer harmonitë. Thellësia e instinkteve dhe gjenialiteti i saj ishte mahnitës.”