Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Medaljet më të shtrenjta në histori do të ndahen në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali

Bota  |  05.02.2026 Ora 7:44   

Atletët që do të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali këtë muaj do të shpërblehen me medaljet më të shtrenjta në historinë e Olimpiadës, si pasojë e rritjes së ndjeshme të çmimeve të metaleve të çmuara.

Më shumë se 700 medalje ari, argjendi dhe bronzi do t’u ndahen sportistëve të sporteve dimërore. Sipas të dhënave të FactSet, që nga Olimpiada e Parisit në vitin 2024, çmimi i arit është rritur rreth 107 për qind, ndërsa ai i argjendit afro 200 për qind.

Si rezultat, vlera e një medalje ari llogaritet rreth 2,300 dollarë, ndërsa medalja e argjendtë afro 1,400 dollarë. Medaljet janë prodhuar nga metale të ricikluara nga Instituti Shtetëror Italian i Monedhave, megjithatë medalja e artë përmban vetëm 6 gram ar të pastër, pjesa tjetër është argjend. Medaljet e bronzit, të prodhuara nga bakri, kanë një vlerë simbolike financiare.

Sipas ekspertëve të tregut, medaljet olimpike shpesh vlejnë shumë më tepër si objekte koleksioni sesa për vlerën e metaleve, por shumica e atletëve i ruajnë ato përgjithmonë, për shkak të rëndësisë së tyre historike dhe personale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing