Alex Warren, i nominuar për Best New Artist, ka reaguar pas ndërprerjeve teknike gjatë performancës së tij në Grammy-t të dielën (01.02.26). Gjatë interpretimit të hitit viral Ordinary, ai u përball me vështirësi me in-ear monitors, duke bërë që audienca të vërejë zë të vonuar dhe jashtë sinkronizimi.
Pas ceremonisë, Warren ndau në Instagram një klip që tregonte cilësinë e deformuar të tingullit në vesh dhe komentoi: “Kur performon në Grammy dhe kjo është e gjitha që dëgjon në vesh.” Në përshkrim shtoi me humor: “Kjo ndodh vetëm me mua…”
Warren ka bërë përpjekje për të zgjeruar njohuritë muzikore, duke dëgjuar më shumë albume dhe duke marrë frymëzim nga artistë si Charli XCX, veçanërisht albumi Brat.
Ai tha se është surprizuar nga ndikimi i muzikës së tij, duke shtuar: “Kam kuptuar nga koncertet live që këto këngë po ndihmojnë njerëzit. Mendoj se kjo është e rëndësishme.”