Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rashford drejt PSG-së në fund të sezonit

Sport  |  27.01.2026 Ora 16:09   
Sipas CaughtOffside, sulmuesi anglez Marcus Rashford pritet që në fund të sezonit të transferohet te Paris Saint-Germain, me klubin francez që ka gati një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Barcelona, e cila gjithashtu ka shfaqur interes për lojtarin, po përballet me vështirësi financiare dhe duhet të menaxhojë largime, ulje pagash dhe sigurimin e të ardhurave shtesë përpara se të tentojë afrimin e Rashfordit. Për më tepër, katalanasit kanë një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, por marrëveshja kushtëzohet me pranimin e një uljeje page nga vetë lojtari.

Aktualisht, Rashford nuk është titullar i rregullt dhe shpesh mbetet në stol, siç ndodhi në ndeshjen ndaj Real Oviedos dhe pritet të ndodhë edhe kundër Copenhagenit.

PSG shihet si destinacioni më i mundshëm për 28-vjeçarin, i cili është në huazim nga Manchester United, ndërsa transferimi i tij mund të sjellë një tjetër emër të madh në skuadrën pariziene.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing