Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shtatë vende, përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë dhe Egjiptin, kanë konfirmuar se do t’i bashkohen nismës së presidentit amerikan Donald Trump, të quajtur “Bordi i Paqes”, sipas një deklarate të përbashkët. Grupit i është bashkuar edhe Izraeli, i cili e kishte konfirmuar pjesëmarrjen më herët.
Sipas Arabisë Saudite, vendet me shumicë myslimane që janë pjesë e kësaj nisme synojnë forcimin e armëpushimit në Gaza, mbështetjen e procesit të rindërtimit dhe avancimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë.
Presidenti Trump ka deklaruar se edhe presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar ftesën, por Kremlini ka sqaruar se Rusia ende po e shqyrton pjesëmarrjen. Ndërkohë, disa shtete si Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar nuk kanë dhënë ende qëndrim publik.
“Bordi i Paqes” është paraparë të funksionojë si një organizatë ndërkombëtare me rol në ndërtimin e paqes, ndërsa nisma ka shkaktuar reagime të ndryshme për shkak të ndikimit të saj të mundshëm në rendin ndërkombëtar dhe rolin e Kombeve të Bashkuara.