Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Milot Rashica në shënjestër të kritikave pas fitores së Besiktasit

Sport  |  20.01.2026 Ora 17:08   
Fitorja e ngushtë e Besiktasit ndaj Kayserisporit (1:0), me golin e El Bilal Toure në minutën e 95-të, nuk e ka bindur ish-sulmuesin turk Nihat Kahveci. Ai ka kritikuar hapur paraqitjen e skuadrës bardhezi, duke theksuar mangësitë në repartin ofensiv.

Në veçanti, Kahveci ndali vëmendjen te Milot Rashica, duke e krahasuar me periudhën kur Ricardo Quaresma luante për Besiktasin. Sipas tij, Rashica nuk po arrin të ketë ndikimin e pritur dhe është më i dobishëm si lojtar mbështetës sesa si lider i sulmit. Megjithatë, pavarësisht kritikave, Rashica mbetet një nga lojtarët më të përfolur të skuadrës, me dy gola dhe tri asistime të regjistruara këtë sezon.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing