Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rihanna pritet të bëjë rikthimin e shumëpritur muzikor duke planifikuar një seri koncertesh të mëdha në stadiume gjatë verës së vitit 2026, përfshirë edhe shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtarja 37-vjeçare kishte shtyrë planet për turne në vitin 2025 për shkak të shtatzënisë, por sipas raportimeve të reja, ajo tashmë është gati të kthehet në skenë.
Burime pranë saj bëjnë të ditur se Rihanna ka punuar vazhdimisht në muzikë, pavarësisht angazhimit me familjen dhe markën Fenty, dhe se viti 2026 do të jetë “monumental”, me koncerte që pritet të shiten plotësisht. Shfaqjet në Britani raportohet se do të mbahen në gusht, dhjetë vjet pas turneut të saj të fundit botëror Anti World Tour në 2016.
Koncerti i fundit madhor i Rihannës ishte në Super Bowl 2023, ndërsa tani ajo shijon jetën si nënë e tre fëmijëve me A$AP Rocky, duke lënë të hapur edhe mundësinë për zgjerimin e familjes.