Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Françiza ikonike e horrorit “The Mummy” po rikthehet me një qasje krejtësisht të re, siç tregohet në trailerin e parë të publikuar nga New Line Cinema. Filmi i ri, i drejtuar nga Lee Cronin, pritet të shfaqet në kinema më 17 prill dhe synon ta rikthejë historinë në rrënjët e saj më të frikshme.
Ndryshe nga versionet e mëparshme, ky “The Mummy” fokusohet te një familje që përballet me një entitet të lashtë egjiptian, ndërsa misteri thellohet rreth zhdukjes dhe rikthimit të një vajze të vogël, rikthim që përshkruhet si një “makth i gjallë”.
Trailieri sugjeron një ton shumë më të errët, me elemente të forta body-horror, skena të dhunshme dhe një atmosferë të rëndë psikologjike. Regjisori Cronin duket se po synon ta realizojë versionin më të frikshëm të “The Mummy” deri më tani, duke u larguar nga aventura dhe duke u afruar më shumë te horror-i i pastër.
Me këtë qasje të re, filmi synon t’i japë jetë të re një prej monstrave më legjendare të historisë së kinemasë horror.