Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
James Blake ka lënë të kuptohet se po vjen me muzikë të re. Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, i cili nuk ka publikuar një album të plotë që nga Playing Robots Into Heaven në vitin 2023, ndau në Instagram një video 30-sekondëshe nga studioja e regjistrimit, ku shihet duke dëgjuar këngën e re. Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “I think we might be sleeping”.
Ndërkohë, gjatë vitit 2024, Blake zbuloi se kishte vendosur të largohej nga shtëpitë diskografike për të marrë kontroll të plotë mbi muzikën e tij, duke u bërë artist i pavarur. Ai pranoi se ky vendim e bënte të ndihej njëkohësisht “mirë” dhe “i frikësuar”, por theksoi se pavarësia artistike ishte diçka që e kishte dëshiruar prej kohësh. Gjithashtu, Blake ka kritikuar industrinë muzikore, duke kërkuar që shtëpitë diskografike të mbështesin artistët edhe në aspektin e shëndetit mendor, përballë presioneve të mëdha të famës dhe industrisë.