Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, po përballet me telashe të reja ligjore. Një gjykatë në Barcelonë e ka thirrur atë të paraqitet më 16 janar si i pandehur në një rast të dyshuar mashtrimi me vlerë rreth 100 mijë euro.
Së bashku me Laportën, si të pandehur janë thirrur edhe nënkryetari Rafael Yuste, ekonomisti Xavier Sala i Martin dhe ish-drejtori i TV3, Joan Oliver. Sipas raportimeve të El Periodico de Catalunya, mashtrimi i dyshuar lidhet me dy kompani, Core Store dhe CSSB Limited, ku investitorëve u ishte premtuar një kthim prej 6 për qind, por shumica nuk kanë marrë as fitimet e premtuara dhe as kapitalin fillestar.
Një viktimë ka arritur të rikuperojë vetëm 12,500 euro nga investimi i saj, ndërsa pjesa tjetër mbetet e humbur. Dokumentet e gjykatës theksojnë se reputacioni publik i personave të përfshirë ka luajtur rol kyç në bindjen e saj për të investuar.
Kjo është çështja e tretë e hapur ndaj Laportës për mashtrim të dyshuar, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.