Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi “Marty Supreme”, me Timothée Chalamet në rolin kryesor, ka shënuar një sukses historik për studion A24, duke regjistruar 28.3 milionë dollarë në hapjen e tij në SHBA, sipas të dhënave nga The Numbers.
Ky rezultat përfaqëson hapjen më të madhe në historinë e A24, duke lënë pas filmin Civil War, i cili kishte debutuar me 25.5 milionë dollarë në prill të vitit 2024. Edhe pse “Marty Supreme” pati një periudhë më të gjatë hapjeje, performanca e tij mbetet shumë e fortë, sidomos në një javë konkurruese në kinema.
Filmi, i drejtuar nga Josh Safdie, ka një buxhet prej 60–70 milionë dollarësh, çka e bën prodhimin më të shtrenjtë të A24 deri më sot. Brenda pesë ditëve të para, filmi ka rikuperuar pothuajse gjysmën e këtij buxheti.
“Marty Supreme” është pritur jashtëzakonisht mirë nga kritikët, duke marrë 95% në Rotten Tomatoes, ndërsa interpretimi i Timothée Chalamet po konsiderohet si një nga më të mirët e vitit. Aktori shihet gjithashtu si favorit për çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë, që do të ishte i pari i karrierës së tij.
Suksesi i filmit konfirmon edhe një herë se A24, përveç vlerësimeve kritike dhe çmimeve, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një forcë serioze në box office-in global.