Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë intensifikuar aktivitetet operative përgjatë kufirit dhe në zona të ndryshme të Kosovës.
Sipas një njoftimi zyrtar, patrullimet kanë për qëllim sigurimin e pranisë në terren dhe rritjen e ndërgjegjësimit për situatën e sigurisë, duke kontribuar në parandalimin e tensioneve dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.
KFOR-i thekson se përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ushtarët italianë luajnë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e mandatit për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.