Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Barcelona po e mbyll pjesën e parë të sezonit me katër pikë epërsi në krye të La Ligës dhe me optimizëm të madh për vazhdimësinë, por një tjetër dëmtim i rëndë ka trazuar planet e klubit.
Mbrojtësi danez Andreas Christensen është diagnostikuar me një këputje të pjesshme të ligamentit, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth katër muaj. Edhe sezonin e kaluar, ai humbi pjesën më të madhe të ndeshjeve për shkak të problemeve fizike.
Sipas Cadena SER, dëmtimi i Christensenit ka ndikuar negativisht në moralin e dhomës së zhveshjes, pasi ai konsiderohet një profesionist shembullor dhe gëzon respekt të madh te bashkëlojtarët.
Christensen është dëmtimi i tretë afatgjatë i Barcelonës këtë sezon, pas Gavit dhe Marc-André ter Stegen, ndërsa Ronald Araújo është rikthyer së fundmi pas një periudhe rikuperimi.
Megjithatë, presidenti i klubit, Joan Laporta, po shqyrton një vendim surprizë: rinovimin e kontratës së mbrojtësit danez për një vit shtesë. Kontrata aktuale e 29-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe vetë lojtari ka pranuar se e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Një zgjatje e mundshme e kontratës do të shihej si një gjest besimi dhe mbështetjeje nga ana e klubit ndaj një prej figurave më të respektuara të skuadrës.