Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Amazon bllokon mbi 1,800 aplikime pune nga agjentë të dyshuar të Koresë së Veriut

Bota  |  23.12.2025 Ora 8:02   

Gjiganti teknologjik Amazon ka bërë të ditur se ka bllokuar më shumë se 1,800 aplikime për punë, të cilat dyshohet se janë bërë nga agjentë të Koresë së Veriut që përdornin identitete të rreme ose të vjedhura.

Sipas shefit të sigurisë së Amazonit, Stephen Schmidt, aplikimet kishin për qëllim sigurimin e vendeve të punës në distancë në sektorin e teknologjisë së informacionit, me synimin që pagesat të kanalizoheshin drejt financimit të programeve të armëve të regjimit në Phenian.

Amazon ka vërejtur një rritje gati 30 për qind të këtyre aplikimeve gjatë vitit të fundit. Për t’i identifikuar ato, kompania përdor një kombinim të mjeteve të inteligjencës artificiale dhe verifikimit nga stafi i saj.

Autoritetet amerikane kanë zbuluar gjithashtu dhjetëra të ashtuquajtura “laptop farms”, të cilat ndihmonin punëtorë IT nga Koreja e Veriut të punonin ilegalisht për kompani amerikane. Departamenti i Drejtësisë ka ngritur aktakuza dhe ka dënuar disa persona të përfshirë në këto skema, duke theksuar se rreziku nga mashtrimet digjitale po bëhet gjithnjë e më serioz.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing