Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Grok sërish shpërndan informacione të pasakta lidhur me incidentin në Australi

Teknologji  |  17.12.2025 Ora 16:33   

Chatboti i inteligjencës artificiale Grok, i integruar në platformën X, është përfshirë sërish në polemika pas shpërndarjes së informacioneve të pasakta lidhur me incidentin e fundit në Australi.

Përgjigjet e Grok mbi të shtënat në plazhin Bondi, gjatë një festivali për shënimin e Hanukës, kanë rezultuar të pasakta ose tërësisht të pabazuara në fakte, siç raportohet fillimisht nga Gizmodo. Sipas të dhënave më të fundit, nga sulmi kanë humbur jetën të paktën 16 persona.

Ky nuk është rasti i parë problematik për chatbot-in. Vetëm pak javë më parë, Grok ishte kritikuar për komente të papërshtatshme, ku përmendej një “Holokaust i dytë”, duke shmangur trajtimin e çështjeve reale dhe sensitive.

Konfuzioni më i madh u vu re në lidhje me një video virale, ku shihet një burrë 43-vjeçar, i identifikuar si Ahmed al Ahmed, duke ndaluar një nga sulmuesit. Në vend që të ofronte informacion të saktë, Grok e identifikoi gabimisht personin dhe shtoi detaje që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Në përgjigje të tjera, chatboti ka përzier informacione nga incidente të ndryshme, duke iu përgjigjur pyetjeve me ngjarje që nuk kishin asnjë lidhje me sulmin në Bondi.

Deri tani, kompania xAI, e cila zhvillon Grok, nuk ka reaguar zyrtarisht për këto gabime dhe as për arsyet e sjelljes problematike të chatbot-it.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing