Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shteti i Kroacisë ka lëshuar gjithsej 5,860 leje pune dhe qëndrimi për shtetasit e Kosovës në periudhën nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara, kosovarët renditen të shtatët për nga numri i lejeve të marra, pas Bosnjë-Hercegovinës, Nepalit, Serbisë, Filipineve, Indisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Brendshme e Kroacisë bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë lëshuar gjithsej rreth 160 mijë leje pune dhe qëndrimi. Prej tyre, mbi 76 mijë janë për punësime të reja, 64 mijë për zgjatje të lejeve ekzistuese, ndërsa rreth 20 mijë për punë sezonale.
Zagrebi mbetet rajoni me numrin më të madh të lejeve të lëshuara, duke reflektuar kërkesën e lartë për fuqi punëtore.