Gjyqi mes aktorëve Blake Lively dhe Justin Baldoni është shtyrë për dy muaj dhe tani do të nisë më 18 maj 2026, ndërsa më parë ishte caktuar për 9 mars.
Gjyqtari Lewis J. Liman nga Gjykata e Qarkut të New Yorkut shpjegoi se çështjet penale kanë përparësi mbi ato civile dhe sugjeroi që palët të konsiderojnë një zgjidhje jashtë gjyqit. Seanca e radhës dëgjimore është caktuar për 22 janar 2026.
Rasti filloi kur Blake Lively paditi Baldonin, duke e akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit It Ends With Us, dhe kërkon një dëmshpërblim prej 160 milionë dollarësh. Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa kundërpadia e tij për zhvatje dhe shpifje prej 400 milionë dollarësh është rrëzuar nga gjykata.
Të dy aktorët pritet të dëshmojnë personalisht gjatë gjyqit në New York.