Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas studimeve të publikuara në revistën “The Lancet”, jetëgjatësia globale në vitin 2023 është rikthyer në nivelet para pandemisë së COVID-19. Gratë jetojnë mesatarisht 76.3 vjet, ndërsa burrat 71.5 vjet. Studiuesit kanë analizuar mbi 300 mijë burime të të dhënave nga 204 shtete dhe territore.
Që nga viti 1950, jetëgjatësia është rritur për më shumë se 20 vjet, ndërsa parashikimet tregojnë se deri në vitin 2050 kjo pritet të rritet edhe për rreth pesë vjet. Megjithatë, diferencat mes vendeve mbeten të theksuara – në shtetet me të ardhura të larta njerëzit jetojnë mesatarisht 83 vjet, ndërsa në Afrikën nën-Sahariane rreth 62 vjet.
Shkaqet kryesore të vdekjeve në rang global vazhdojnë të jenë sëmundjet kardiovaskulare, hemorragjitë cerebrale dhe sëmundjet kronike të mushkërive. Ndër faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shëndetin renditen presioni i lartë i gjakut, ndotja e ajrit, duhani, sheqeri i lartë në gjak, mbipesha dhe kolesteroli i lartë.