Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e sigurimit protestojnë - tre muaj pa paga në Prishtinë

Vendi  |  18.11.2025 Ora 7:48   

Mbi 170 punëtorë të sigurimit, të angazhuar përmes një kompanie private nga Komuna e Prishtinës, kanë protestuar dje para ndërtesës së Komunës, pasi prej tre muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Ndërprerja e punës ka lënë pa mbikëqyrje sigurie shumë institucione publike dhe private në kryeqytet.

Punëtorët thanë se mungesa e pagave dhe kontratave të rregullta po u shkakton probleme serioze në jetën e përditshme.
“Ka njerëz me kredi, me probleme shëndetësore, me familje për të mbajtur. Janë tre muaj pa paga”, deklaroi punëtori i sigurimit, Bedri Haradinaj.

Nga ana tjetër, Muharrem Jonuzi, i angazhuar në një çerdhe në Dardani, theksoi se nuk janë paguar as ndërrimet e natës e as pushimet vjetore, duke shtuar se punëtorët do të vazhdojnë ndaljen e punës derisa të gjendet zgjidhje.

Komuna e Prishtinës, nëpërmjet Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë të ditur se kërkesa për procedimin e pagesave është bërë qysh javën e kaluar. Sidoqoftë, për shkak të bllokimit të mjeteve financiare të Kryeqytetit, pagesat ende nuk kanë mundur të realizohen, pavarësisht, siç thuhet, përkushtimit për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing