Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mandarinat janë një ndër frutat më të dashura të stinës, të njohura për aromën e tyre të ëmbël dhe përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe vitaminës A.
Konsumi i rregullt i mandarinave ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e zemrës. Po ashtu, falë antioksiduesve që përmbajnë, ato ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe syve.
Studimet tregojnë se edhe lëvozhga e mandarinës ka vlera të veçanta, pasi përmban substancën tangeretin, e cila mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e dy ose tre mandarinave në ditë për përfitime maksimale shëndetësore.