Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dogana e Kosovës kap 100 paketime Botox dhe Filler pa origjinë

Vendi  |  05.11.2025 Ora 9:13   
Njësitë operative të Doganës së Kosovës ndaluan një automjet të dyshimtë gjatë një aksioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku u gjetën rreth 100 paketime me produkte Botox dhe Filler pa dokumentacion dhe pa origjinë, me vlerë totale 9,479.49 euro.

Hetimet e para tregojnë se produktet janë futur në vend përmes rrugëve ilegale dhe nuk janë ruajtur sipas standardeve të kërkuara, duke krijuar një rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Dogana e Kosovës njofton se procedurat hetimore vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe apelon te qytetarët që të shmangin blerjen e produkteve të pasigurta dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë të lidhur me kontrabandën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing