Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV) njofton se në Gjermani është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza, serotip HPAI – H5N1, në disa ferma të shpezëve, sipas raportit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian.
Për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore në Kosovë, AUV ka vendosur ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe të produkteve të tyre, duke përfshirë mishin, vezët dhe nënproduktet e tjera, nga i gjithë territori i Gjermanisë.
Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet ndërkombëtare dhe AUV.