Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi muzikor “KPop Demon Hunters”, që rrëfen historinë e një grupi vajzash të KPop-it që luftojnë demonë, po kthehet në kinema dhe pritet të jetë një nga fituesit e mëdhenj të fundjavës së Halloween-it.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Netflix me mbi 325 milionë shikime - duke u bërë filmi më i parë ndonjëherë në platformë - “KPop Demon Hunters” rikthehet në 2,890 kinema pas projeksioneve të suksesshme gjatë gushtit.
Filmi pritet të arkëtojë rreth 6 milionë dollarë në tre ditë dhe po garon për vendin e parë me “Black Phone 2” dhe “Regretting You”.
Me një vlerësim 95% në Rotten Tomatoes dhe interes të vazhdueshëm nga fansat, përfshirë kërkesën e madhe për kostume të personazheve në Halloween, “KPop Demon Hunters” mbetet një fenomen kulturor që vazhdon të surprizojë industrinë e filmit.