Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Siria njeh pavarësinë e Kosovës - numri i njohjeve shkon në 120

Vendi  |  30.10.2025 Ora 7:44   
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Siria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke e çuar në 120 numrin e shteteve që e kanë bërë këtë.

Osmani ka theksuar se njohja është arritur gjatë një takimi trilateral mes Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, dhe presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa.

Këtë vit, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur gjithashtu Kenia më 26 mars dhe Sudani më 12 prill. Para këtyre njohjeve, Izraeli ishte shteti i fundit që e njohu Kosovën në vitin 2021, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Washington.

Megjithatë, pesë vende të Bashkimit Evropian — Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro — ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing