Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktorja e njohur britanike Prunella Scales ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, ka njoftuar familja e saj.
Scales u bë e famshme për rolin e saj si Sybil Fawlty në komedinë klasike të viteve ’70, “Fawlty Towers”, një nga serialet më të dashura në historinë e televizionit britanik.
Familja njoftoi se ajo ka vdekur paqësisht në shtëpinë e saj në Londër, vetëm një ditë pasi kishte parë sërish serialin që e bëri të pavdekshme.
Me një karrierë që zgjati gati shtatë dekada, Scales luajti në shumë filma dhe produksione televizive, dhe u nderua me titullin CBE për kontributin e saj në artin dramatik.