Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Megjithatë, një ligjërues në Universitetin e Oksfordit, Dr. Kevin Grecksch, ka paralajmëruar se pas këtyre videove fshihet një ndikim serioz në mjedis.
Sipas tij, procesi i krijimit të videove të tilla ndodh në qendra të mëdha të dhënash që kërkojnë shumë energji elektrike dhe sasi të mëdha uji për ftohje.
Dr. Grecksch u bëri thirrje përdoruesve të jenë më të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për këtë ndikim, duke theksuar se çdo video e krijuar nga AI ka një “kosto të padukshme” për planetin.
Ai shton se zhvillimi i teknologjisë është i pashmangshëm, por kërkon më shumë përgjegjësi ndaj burimeve natyrore që përdoren për ta mbështetur atë.